Një video e publikuar sëfundmi në internet tregon momentin kur dy varrmihës ndërpresin një varrim dhe nxjerrin nga arkivoli kufomën, për shkak të një borxhi prej vetëm 27 paund.

Anëtarët e familjes panë të tmerruar të gjithë skenën, teksa dy personat e morën trupin e pajetë të burrit në mes të ceremonisë në Ganë dhe u larguan bashkë me të.

Personat në fjalë, që sipas të përditshmes “The Sun” ishin punëtorë të morgut, e ndërmorën këtë akt pasi familja refuzoi të paguante koston e veshjes së kufomës… /tvklan.al