Një avion luftarak EF-18 është rrëzuar në bazën ushtarake Torrejon, në periferi të Madridit në Spanjë.

Ministria Spanjolle e Mbrojtjes konfirmoi se piloti ka vdekur. Paraprakisht thuhet se avioni u aksidentua gjatë manovrave të ngritjes.

Shkaqet janë ende të paqarta, ndërkohë që kanë nisur hetimet. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, të zjarrfikëses dhe ambulanca.

/tvklan.al