Andrei Draçev, kampioni i Botës dhe i Europës në peshëngritje ka vdekur në mënyrë tragjike. Sikurse raportojnë mediat ruse, kampioni është rrahur për vdekje jashtë një lokali në Dagestan.

Një nga kamerat e lokalit ka filmuar ngjarjen, ku Draçev u përfshi në një debat me personin që kërkohet nga policia si shkaktar i kësaj tragjedie, luftëtari i MMA, Ainar Ziranov.

Andrei Draçev vendosi një rekord botëror në atë që cilësohet si triatloni i këtij sporti, duke ngritur në tre disiplinat e ndryshme peshën totale 1 ton e 75,5 kilogramë./tvklan.al