Pak ditë më parë emisioni “Stop” solli pamje të urës së shembur në njësinë e Zallbastarit. Gjatë ditës së djeshme zona është përmbytur nga reshjet e shumta dhe askush nuk ka ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë banorëve. Një qytetar ka dërguar një video, ku shfaqen pamje të zonës së përmbytur.
Qytetari –
Saimir Kodra shihe lumin e Zallbastarit. Edhe kur vijnë për vota janë hajdutë. Këta janë kokrrat e hajdutit, mashtrues, vijnë vetëm për vota.
Lavazh direkt te STOP ë …
Një video tjetër ka ardhur në redaksinë e emisionit “Stop” nga Zallbastari, ku shfaqet një djalë duke kaluar sipër tubacioneve për të shkuar në shkollë, pasi ajo është rruga e vetme e kalimit.
Ndërsa banorët e Treganit kanë gjetur një zgjidhje tjetër. Ata janë bërë bashkë dhe kanë nisur ndërtimin e urës, pasi panë që askush nuk ka ndërmend ta bëjë për ta./
tvklan.al