Dy persona janë arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar “Tre Urat”, në dalje të Republikës së Shqipërisë. Romeo Mëhilli me automjetin tip “Benz”, dhe pasgjer Lorenco Zgjana janë kontrolluar në SCANER nga policia kufitare ku rezultoi  se në sarbatorin e automjetit kishte shtatë tuba plastike, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar kanabis.

Pesha totale e lëndës ishte 15 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Të arrestuarit janë: 

Romeo Mëhilli, 22 vjeç, banues në Lushnje.

Lorenco Zgjana, 22 vjeç, banues në Lushnje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, i kryer në bashkëpunim”./tvklan.al