Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Dajti”, në kuadër të të cilit është arrestuar Genc Brahysa, 34 vjeç, procedoi në gjendje të lirë  F. B 36 vjeçe, si dhe ka shpallur në kërkim  E. M, me profesion teknolog, të tre banues në kryeqytet.

 Seksioni i Krimit Ekonomik, kishte marrë informacion se këta persona prodhonin pije freskuese pa licensë dhe më pas i tregtonin ato.

Në bashkëpunim me Hetimin Tatimor dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, policia ushtroi kontroll në adresën ku ishte marrë informacion se këta persona kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm, e më konkretisht një punishte e fshehur në ambientet e një magazine, në brendësi të së cilës u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

 -3048 pije freskuese të dyshuara të falsifikuara të ambalazhuara të gatshme për tregëtim

– 1 makineri artizanale për prodhimin e pijeve

– 1 presë për stampimin e vulave të skadencës

– 8.5 kg koncentrat me afat të skaduar (produkt i dyshuar kontrabandë)

– 18 kg esencë (produkt i dyshuar kontrabandë)

– 18 kg aromatizues të ndryshëm për prodhim pijesh freskuese dhe energjike

– Etiketa të markave “Lëng pjeshke, Lëng Limoni, Lëng Pjepri dhe Pije Energjike Dajti”./tvklan.al