Të tjera lëkundje tërmeti janë ndjerë në jug të vendit, pas 14 tërmeteve që goditën  në fundjavë. Në orën 2:34 të mëngjesit, sipas IGJEUM është regjistruar tërmet me magnitudë 3 ballë në zonën e Vernikut në Vlorë.

Seria e tërmeteve në jug të vendit nisi që prej të premtes ku në disa fshatra të Vlorës rreth 20 shtëpi janë dëmtuar, ndërsa 5 prej tyre janë bërë të pabanuara.

Si është situata në banesën tuaj?

Situata është e pabanuar…

Morëm fëmijët dhe dolëm përjashta urgjent…

Disa banorë nga frika kane tri netë që ruajnë shtëpitë, kur autoritetet kanë nisur vlerësimin e dëmeve konkrete. /abcnews.al