Të rrish e izoluar, brenda katër mureve, pa parë njëri me sy, pa përdorur telefonin dhe asnjë komunikim me persona të tjerë është një sfidë që jo të gjithë mund ta bëjnë.

Një 36- vjeçare vendosi të marrë pjesë në një projekt të një kanali televiziv në Britani të Madhe, ku duhet të qëndronte për 5 ditë në vetmi të plotë.

Sarah Doherty u mbyll në një dhomë, duke u larguar kështu nga bota e jashtme, por ajo që pësoi 72 orë pasi doli ishte e tmerrshme.

Ajo nisi të përjetojë halucinacione, teksa shihte gjëra në lavaman, si dhe dëgjonte zëra që në fakt nuk ekzistonin, derisa i janë hapur dyer që të largohet.

Ky eksperiment, në fund të së cilit pjesëmarrësit shpërblehen me para, është bërë që të shihet se si veprojnë njerëzit pa telefon, internet apo ndonjë komunikim tjetër social.

 Në këtë sfidë kanë marrë pjesë edhe persona të tjerë, por ende nuk është bërë publikë se çfarë ka ndodhur me ata./tvklan.al