Ky është momenti kur një sherr masiv shpërtheu në mes të ditës në rrugët e një fshati të qetë në Angli.

Të paktën 30 meshkuj mund të shihen duke goditur njëri – tjetrin në një video që u filmua në Carcroft, Doncaster pasditen e së dielës.

Ulërima dhe të shara mund të dëgjohen teksa grupet përplasen me njëri – tjetrin.

Videoja u regjistrua rreth orës 3 pasdite dhe është parë me mijëra herë pasi u postua në Facebook.

Mbetet e paqartë se cili ishte shkaku i këtij sherri masiv, apo nëse në vendngjarje u thërrit policia./tvklan.al