Greqi- Një konflikt mes të rinjve ka çuar në vdekjen e një 17- vjeçari afgan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Patra. Sipas mediave greke mësohet se disa të rinj janë konfliktuar me njëri- tjetrin dhe më pas sherri ka degraduar në përdorimin e dhunës fizke dhe armëve.

I riu u dërgua me ambulancë në spital, por si pasojë e plagëve të marra në kokë ai nuk ka mundur dot të shpëtojë. 

Policia greke ka shoqëruar në polici 11 persona të cilët janë pyetur lidhur me ngjarjen e rëndë.

/tvklan.al