Kjo fushë golfi u kthye në një fushëbetejë të vërtetë, pasi dy mamba të zeza u përleshën me njëra – tjetrën.

Cara Treherner dhe 3 miq të saj po luanin golf jashtë Parkut Kombëtar Kruger, Afrika e Jugut, kur u përballën me dy zvarranikët vdekjeprurës.

Dy mambat po përballeshin në një betejë për të fituar femrën dhe nuk kishte asgjë që mund t’i ndalte. Të pranishmit, të cilët vëzhguan nga larg rrëfyen se dy mambat u përballën përreth 5 minuta, të lidhur nga trupi dhe duke e sulmuar njëri – tjetrin me kokë.

Treherne, e cila e filmoi të gjithë këtë skenë tha se pas duelit, gjarpërinjtë u larguan.

Ndërsa eksperti Shaun Bodigon, siç shkruan “Daily Mail”, shpjegoi se zakonisht mambat luftojnë për çështje territoriale, që shpesh ka të bëjë me një partnere të mundshme. Betejën e fiton më i forti, ndërsa ai që humb kthehet nga ka ardhur. Dyshja nuk përballet më kurrë me njëri – tjetrin.  

Helmi i mambas është kaq i fortë sa mund të vrasë një njeri në vetëm 20 minuta, me një pickim të vetëm./tvklan.al