Zëvendësimi i Cristiano Ronaldo gjatë ndeshjes me Las Palmas krijoi polemika veçanërisht në mediat spanjolle. Sulmuesi i Real Madrid u shfaq nervoz i ulur në stol dhe nuk takoi asnjë në përfundim të sfidës.

Zinedine Zidane sqaroi më pas edhe arsyen e zëvendësimit, që kishte të bënte me paraqitjen e tij, por me takimin e së martës në Champions League me Borussia Dortmund.

Ronaldo mund t’i shërbente më shumë ekipit aty. Portugezi sapo është kthyer një dëmtim që e mbajti rreth 2 muaj larg fushave.

Ronaldo udhëtoi me ekipin për përballjen e radhës. Pas zëvendësimit Cristiano Ronaldo mori edhe një mesazh inkurajimi nga e ëma, që shkruante në Twitter: “Mos e ul kurrë kokën”. Mendohet se ndeshja me Borussia Dortmund do të jetë një mundësi revanshi për Ronaldo./ TV KLAN