Mund të mos e kishit imagjinuar kurrë se nga banja juaj mund të dilte një anakonda.

Këtë gjë e përjetoi një familje nga Virginia pasi njëri prej anëtarëve të familjes shkoi në banjo dhe gjeti anakondën duke e pritur brenda.

Familjarët telefonuan menjëherë qendrën e kafshëve  në Arlington dhe ata i shpjeguan se ishte një gjarpër i vogël në jetëgjatësi por jo në përmasa sepse anakonda i verdhë ishte me shumë se 2 metra i gjatë.

3BD7AE8C00000578-0-image-a-1_1483538177592

Në fillim oficerët u habitën kur nga rrëfimi në telefon dëgjuan se gjarpri gjendej në banjë, por u tmerruan kur e gjetën aty.

Megjithëse nuk janë helmues, ky lloj specie gjarpërinjsh mund të bëhen të rrezikshëm kur janë tërësisht të rritur që mund të shkojnë deri në 4 metra gjatësi dhe e të peshojnë 45 kg.

3BD7CA6A00000578-0-image-m-3_1483538216927

Ai u kap dhe u lëshua në habitatin e tij natyral./tvklan.al