17 thasë me peshë totale 90 kilogramë kanabis dhe një arkë me fishekë, janë kapur nga policia e Gjirokastrës. Ndërsa një person është arrestuar dhe një tjetër shpallur në kërkim.

Sipas informacioneve të policisë bëhet me dije se në lagjen “Pllakë”, Gjirokastër në banesën e H.X., i cili prej dy muajsh jetonte familjarisht në shtetin Grek, kishte lëndë narkotike, e cila mirëmbahej nga një i afërmi i tij.

Në bazë të këtij informacioni u krye kontroll në këtë banesë.

Si rezultat i operacionit rezultoi se në një nga ambientet (qilarin) e shtëpisë u gjet e ambalazhuar në 17 thasë një sasi prej 90 kilogramë kanabis dhe një arkë me fishekë. Policia ka arrestuar personin që ishte përgjegjës për banesën, Hajri Dervishi, 59 vjeç,  banues në lagjen “Puntore”, Gjirokastër, si dhe shpalli në kërkim pronarin e shtëpisë./tvklan.al