Ky është momenti kur dy hajdutë vjedhin për 60 sekonda një makinë BMW që kushton 50 mijë Paund.

Ata përdorën një pajisje të veçantë që çakordon sistemin e sigurisë së automjetit dhe bllokon rënien e alarmit. Ngjarja ka ndodhur në Londër, ku kanë ndodhur disa vjedhje të automjeteve luksoze duke përdorur këtë pajisje të veçantë.

Pronari i makinës, një biznesmen, tha se kishte rreth një muaj që e kishte blerë automjetin. Ai thotë se po flinte kur dëgjoi zhurmën e motorit të makinës së tij. Biznesmeni tregon se e kuptoi menjëherë që ishte BMW-ja e tij dhe shkoi në oborr.

Por, shumë vonë. Dy hajdutët tashmë ishin larguar së bashku me makinën. Ekspertët e sigurisë thonë se pajisja e përdorur nga hajdutët çakordon alarmin e sigurisë dhe mundëson hapjen e dyerve. Më pas gjithçka është shumë e lehtë, pasi makinat e reja ndizen me buton pa pasur nevojën e një çelësi. /

tvklan.al