Një vajzë është turpëruar, pasi vjedhja e saj në një dyqan këpucësh në qytetin e Elbasanit i ka dalë sheshit.

Ajo ka shkuar në dyqan, por mesa duket është joshur nga telefoni celular dhe duke pretenduar se askush nuk po e shikonte dhe ka marrë celularin dhe e ka futur në çantë dhe më pas është larguar.

Por e gjithë skena e vjedhjes është filmuar nga kamera e dyqanit. Pronarët e lokalit kanë vendosur ta bëjnë publike videon.

Ata kanë kërkuar ndihmën e publikut për identifikimin e vajzës. Ja çfarë shkruajnë:

Përshëndetje miq nga Elbasani

Sot në dyqanin tonë është vjedhur një telefon nga personi në video. Kërkojmë ndihmën tuaj ta identifikojmë ne pa mundësi te ndihmës nga policia./tvklan.al