Policia e Korçës ka vijuar operacionin e nisur të mërkurën në fshatin Vithkuq duke sekuestruar 160 kilogramë kanabis, 2 armë zjarri me municion, 1 armë gjahu, si dhe 3 aparatura lojëra fati. Në një njoftim zyrtar të sajin, thuhet gjithashtu se në pranga kanë përfunduar 3 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. 

Të arrestuari janë Janaq Qirici, 52 – vjeç, banues në Vithkuq, Aldo Kita, 26 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për vjedhje. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin Qirici -it, që ia kishte lënë në përdorim me kontratë qeraje Aldo Kitës, në vendin e quajtur “Vaskat e Peshkut”, në afërsi të centralit elektrik në fshatin Vithkuq, në pjesën e tavanit u gjet një sasi prej 23 kilogramësh e vendosur në 10 thasë plasmasi me ngjyrë të zezë.

Ndërsa në bar kafenë në qendër të fshatit Vithkuq u gjetën 3 aparatura lojëra fati, 1 armë gjahu pa leje, 2 pajisje grirëse kanabisin.

Ndërkohë, efektivët e Korçës vijuan kontrollin e territorit që mbulon kjo njësi administrative duke goditur një rast tjetër rast të prodhimit e shitjes drogës e posedimit të armëve luftarake dhe e municionit.

Në këtë operacion u vu n pranga Pandeli Dine, 31 – vjeç, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i tij A.H, 24 – vjeç, banues në Fier. Kjo pasi në banesën e Pandeli Dines u gjetën plot 137 kilogramë kanabis. Ajo ishte e vendosur në 15 thasë plasmasi me ngjyrë të zezë. Policia gjeti gjithashtu 2 armë zjarri dhe municion luftarak. 1 kamionçinë e markës “Mitsubishi”  me targë AA 747 EF./tvklan.al