Plot 16 persona janë arrestuar nga policia italiane në Trento. Sipas mediave të shtetit fqinj të arrestuarit janë shqiptarë, algjerian dhe tunizian.

Kështu policia ka shkatërruar një nga organizatat më të fuqishme kriminale që merrej me trafikun e drogës. Organizata drejtohej nga shqiptarët dhe “punëtorët” ishin algjerian dhe tunizian. Operacioni i policisë ishte koduar me emrin “Ku je”.

Hetimet kanë nisur që prej tetorit të viti 2015 dhe policia thotë se në këtë organizatë ka dhe shumë anëtarë të tjerë. Policia ka konfiskuar 10.000 euro, 4 kg drogë (heroinë dhe kokainë) me një vlerë totale në tregun me pakicë 800,000 euro./tvklan.al

Lajmi në përditësim…