Policia e Shkodrës ka zhvilluar një aksion ku janë sekuestruar 1785 bimë kanabis, të kultivuara në tokë të hapur rishtas në mes shkurreve.

Njoftimi i policisë:

Me dt.12.07.2017 pas një operacioni të organizuar nga strukturat Drejtorisë Vendore të  Policisë Shkodër, bazuar në monitorimin nga ajri të “Guardia di Finanza”, u bë e mundur gjetja dhe asgjësimi i 1785 bimëve narkotike, të kultivuara në zona malore dhe të pyllëzuara në toka të hapura rishtas, konkretisht:

Në Njësinë Administrative Pult, në fshatin Plan, vendi i quajtur Kuje të Planit, u gjetën dhe u asgjësuan 397 bimë të dyshuara si narkotike, Cannabis Sativa.

Po kështu gjatë operacionit të kryer në Njësinë Administrative Shosh, në vendin e quajtur “Bjeshket e Balzajve të Shoshit”, u gjetën  dhe u asgjësuan 1388 bimë të dyshuara si narkotike.

Po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar dhe për shkak të hetimeve nuk jepen të dhëna.

Për të gjitha rastet e lartpërmendura janë kryer veprimet procedurale dhe materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal./tvklan.al