Një 39-vjeçar në Spanjë ka filmuar momentin duke udhëtuar me makinë me një shpejtësi prej 300 kilometra në orë. Burri në fjalë theu rekordin e shpejtësisë më të lartë në Spanjë me një Audi R8 në një autostradë të Madridit.

Policia lokale arrestoi më pas 39-vjeçarin, i cili tani rrezikon të përballet me heqje patente për 6 vjet dhe me dy vite burg.

Një video amatore e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur Audi R8 dhe një makinë tjetër garojnë në autostradë me shpejtësi tepër të lartë.

Plot 300 kilometra në orë arriti shpejtësia e Audit R8, ndërsa shoferi i saj akuzohet për drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme. /

tvklan.al