Kristi Karkanaqe dhe Lindi Islami janë shpallur të dielën fituesit e spektaklit “C’est la vie”. Ata mundën në finale Anxhela Peristerin dhe Orin duke ngritur lart kupën.

Pasi morën dy vota nga tre anëtarë të jurisë, prezantuesja Marina Vjollca shpalli fituesit:

“Kristi dhe Lindi janë fituesit e “C’est la vie”. Dy vota kanë marrë. Kristi dhe Lindi kupa për ju.

Spektakli “C’est la vie” ka mbërthyer para ekranit mijëra shikues në mbarë Shqipërinë. 8 personazhe të jetës publike në duet me këngëtarë profesionistë janë përballur me njëri-tjetrin për 11 javë me radhë.

Nën moderimin e Marina Vjollcës në një skenë të ndërtuar enkas, në “C’est La Vie”, muzika është luajtur “live” nga ku konkurrentët dhe të ftuarit kanë kënduar po ashtu “live”.

Ata kanë dhuruar emocion me performancat e tyre ku nuk ka munguar edhe humori.

/tvklan.al