Tiranë, 26 Maj 2017 – 4 persona kanë përfunduar në pranga, 2 po ndiqen në gjendje të lirë, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet se shpërndanin lloje të ndryshme droge në kryeqytet.

Në videon më lart, tregohet momenti kur autoritetet bastisin në shtëpinë e një prej të arrestuarve dhe gjejnë të fshehur në tualet një sasi droge.

Në pranga nga ky operacion kanë përfunduar Erjon Shehu, 23 – vjeç, Mariglen Ahmetaj, 19 – vjeç, Kozma Pire, 23 – vjeç, si dhe Xhevair Ahmetaj, 41 vjeç, i dënuar më parë.

Në gjendje të lirë janë proceduar R. S., 29 – vjeç dhe R. K., 20 vjeç, ndërsa në kërkim janë shpallur R. B. dhe L. T.

Policia sqaron se të gjithë këta persona, banues në Tiranë, në bashkëpunim me njëri – tjetrin shpërndanin drogë, si kokainë, heroinë dhe kanabis, në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Arrestimet erdhën pas një pune disa mujore të autoriteteve, që arritën të dokumentonin veprimtarinë e tyre kriminale.

Ndërkohë, në kohë dhe vende të ndryshme, policia ka gjetur dhe sekuestruar

39.2 gramë kokainë, 3.8 gramë heroinë, 2.8 gramë kanabis, 3 automjete të markave të ndryshme, shumat monetare prej 1.620.500 lekë të reja, 100 dollarë dhe 50 euro, 10 telefona celulare të markave të ndryshme, si dhe një peshore elektronike. /

tvklan.al