Të paktën 31 persona kanë humbur jetën në Mexico City të Meksikës pas shpërthimit në një treg fishekzjarresh.

“BBC” raporton se më shumë se 70 të tjerë janë plagosur, në momentin që një shpërthim ndodhi në tregun e “San Pablito” në Tultepec, rreth 20 milje jashtë qytetit.

Pamjet filmike nga ngjarja tregojnë një numër të madh fishekzjarrësh që shpërthejnë në ajër.

Dhjetëra ndihmës dhe policë ishin në vendngjarje ndërsa arsyeja e shpërthimit nuk dihet ende.

Autoritetet lokale u kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë larg zonës ku ndodhi ngjarja.

Guvernatori i shtetit të Mexsico’s Eruviel Avila tha se disa fëmijë vuajnë nga djegie në më shumë se 90 përqind të trupit të tyre. Ai tha se ata po dërgoheshin në shtetet amerikane të Glaveston-it, Texas-it për trajtime të specializuara.

Media meksikane raportojnë se tregu kishte rreth 300 tonë fishekzjarre./tvklan.al