Donald Trump dhe Vladimir Putin janë takuar për herë të parë ballë për ballë. Qeveria gjermane ka publikuar pikërisht momentin kur dy liderët botërorë i japin shumë miqësisht dorën njëri – tjetrit.

Takimi u zhvillua gjatë Samitit G20 që po mbahet në Hamburg të Gjermanisë.

Teksa presidenti i SHBA dhe ai i Rusisë kanë biseduar në telefon, ata nuk ishin takuar asnjëherë.

Në pamjet e publikuara dyshja shfaqet e qeshur teksa shtrëngojnë duart.

Putin dhe Trump do të mbajnë një takim më të gjatë më vonë gjatë ditës, që sipas mediave ruse pritet të zgjasë rreth 1 orë.

Çështjet që pritet të diskutohen mes dy liderëve përfshijnë konfliktin e vazhdueshëm në Siri, kërcënimin nga Koreja e Veriut dhe ndryshimet klimatike./tvklan.al