Dy ditë më parë, ai u përplas me murin rrethues të një shtëpie, në ndjekje nga policia.

Por këtë, 25 – vjeçari Bektash Muka e ka tentuar edhe më herët. Nën drejtimin e makine BMW X6, ai nuk i është bindur skuadrës “Shqiponja”, që e kishte ndaluar për verifikim.

Ngjarja ka ndodhur në muajin Shkurt.

Madje gjatë largimit, 25 – vjeçari ka dëmtuar dhe furgonin e Policisë.

Na iku, na iku ka dëmtuar dhe furgonin e policisë”…

Bektash Muka, Valmir Fazliu nga Kosova dhe Vilson Laçi, u arrestuan dy ditë më parë pasi me të njëjtën makinë BMW nuk iu bindën udhërit të policisë për të ndaluar.

Gjatë ndjekjes, nga shpejtësia, automjeti përfundoi në avllinë e një banese private në rrugën “Sami Frashëri”, në kryeqytet.

Gjatë kontrollit në makinë u gjet në një çantë dore një pistoletë e markës “Glok” dhe një krehër me 11 fishekë.

Tv Klan