Emiratet e Bashkuara Arabe kanë publikuar në një video vizionin e tyre për zhvillimin e një kolonie në Mars, ku robotët do të jetojnë përkrah njerëzve.

Videoja është pjesë e “Strategjisë Mars 2117” e Dubait, në të cilën synohet të ndërtohet kolonia e parë në 100 vitet e ardhshme.

Plani për të ndërtuar një qytet në Mars u prezantuan që në Shkurt të këtij viti nga qeveria e Emirateve të Bashkuar Arabe, në Samitin e Qeverive Botërore.

Qyteti i parë marsian do të jetë shtëpia e disa kërkuesve që do të jetojnë aty për një vit. Ata do të ndërmarrin eksperimente për të kërkuar ushqim, ujë dhe energji të nevojshme për të jetuar në Mars.

/tvklan.al