Sipërmarrësja Ori Kuçi prej dy javësh është tashmë pjesë e spektaklit “C’est la vie”, nga ku është vlerësuar mjaft për zërin e saj.

Sot e ftuar në studion e “Rudina”, Kuçi tregoi se muzika ka qenë ndër pasionet e saj më të mëdha, por ëndrra për të u thye pikërisht në Lice, ku sipas saj, u bë pjesë inatesh mes pedagogësh.

“Unë kam studiuar për kanto në Lice dhe kam marrë pjesë në aktivite të ndryshme. Kur kam qenë e vogël kam kënduar. Pas përfundimit të gjimnazit nuk kam kënduar më kurrë përveçse me miq dhe në familje.

U futa plot pasion, dëshirë dhe vullnet në Lice dhe dola vetëm me talentin. Nuk ka qenë një periudhë shumë e mirë në sistemin shkollor, nuk dua ta hap më atë temë, por unë u bëra pjesë inatesh mes pedagogësh se përse studioja në një vend dhe jo në një tjetër dhe m’u thye ëndrra”,

tha Kuçi.

/tvklan.al