Pak ditë më parë ambasadori amerikan Donald Lu tha se për një herë të vetme duhet të hamë peshkun e madh.

Renaldo ka realizuar intervista me humor me qytetarët, për të shpjeguar këtë shprehje dhe për të kërkuar mendime, sesi mund të “bjerë në rrjetë” një peshk i madh. Për të marrë mendimin e qytetarëve, gazetari i “STOP” shkoi tek Liqeni Artificial.

Qytetari 1 –

Pash Zotin, as të mëdhenj e as të vegjël. Mos u mërzit ti se e kanë bërë vendin ku të mos …

Qytetarët ndanë të njëjtin mendim, duke thënë se duhet një kallam i madh për t’a kapur peshkun e madh.  

Qytetari 2 –

Po s’ka punë peshku… Ai që nuk është i rregullt me normat e jetës, i di vetë punët!

Renaldo zgjodhi të ulet pranë Liqenit Artificial dhe të peshkojë, sepse sipas tij, për të kapur peshkun e madh duhet vetëm vullnet.

Ndërkohë një tjetër tematikë e trajtuar në “STOP” ishte dhe rritja e çmimit të ujit.

Ditën e djeshme u vendos rritja e çmimit të ujit me 44% për konsumatorët, edhe pse shërbimi i furnizimit me ujë mungon, ose është tejet i mangët.

Prej 1 Janarit të vitit 2018 kryeqytetasit do të paguajnë më shumë për ujin e pijshëm që vjen nga rrjeti i ujësjellësit. Nga 45 lekë për metër kub, çmimi shkon në 65 lek për metër kub.

Vendimi për ndryshimin e çmimit është marrë nga Enti Rregullator i Furnizimit me Ujë, pas kërkesës së paraqitur nga Bashkia e Tiranës.

Kërkesa fillestare për rritje të çmimit të ujit dhe përafrimin e tij me shumicën e qyteteve në vend, erdhi nga ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime, të cilët e argumentuan për shkak të nevojave financiare për investime në rrjet.

Në redaksinë e emisionit “STOP” ka mbërritur një video, ku një qytetar denoncon mungesën e ujit në rubinet. Në video shfaqet sahati që lëviz shumë shpejt, edhe pse në rubinet del vetëm ajër. /

tvklan.al