Bangladeshi është i njohur për temperaturat e larta, por shumë prej shtëpitë e banorëve nuk kanë energji elektrike për të ndezur kondicioner.

Megjithatë, një sipërmarrje e re sociale ka krijuar një eko-frigorifer, një sistem ftohës i përbërë nga shishe plastike dhe një copë kartoni.

Kjo metodë e krijuar ul temperaturën me 5 gradë Celsius në një kohë të shkurtër. “Grameen Intel” në bashkëpunim me agjencinë “Grey Dhaka” kanë zhvilluar këtë projekt, i cili që nga muaji shkurt ka sjellë sistemin e ftohjes në më shumë se 25.000 familje në Bangladesh.

/tvklan.al