Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane. Në pranga kanë përfunduar Alban Rrucai, Bernard Lika dhe Erion Rrucai respektivisht 21, 28 dhe 25. Ata akuzohen për disa vjedhje banesash, ndërsa u pikasën duke vjedhur një banesë ne 5 shkurt.

Pronari kishte vendosur kamera sigurie në shtëpi dhe ato kishin filmuar gjithçka. Më pas qytetarët e zonës Precotto kishin hapur një grup në WhatsApp ku kishin postuar videon, ndërsa pjesëmarrës ishte dhe policia.

Tre shqiptarët rini në një hotel, ndërsa dhomën e kishin kthyer në nj dyqan shitjes mallrave të vjedhura. Por tregtia e tyre nuk zgjati shumë pasi punëtorët në hotel i identifikuan dhe njoftuan policinë .

Në dhomat e tyre policia gjet i 500 euro, 6 mijë dollarë amerikanë dhe kanadezë, disa parfume të paketuara, 15 orë, 30 unaza, 10 telefona celularë etj./tvklan.al