Pas shtatë muajsh hetime, policia italiane, ka zbardhur vjedhjen e 7 milionë eurove në një vilë luksoze në Torino. Për këtë policia ka vënë në pranga 4 persona mes tyre edhe shqiptari Zef Zefi, 41 vjeç. Gjithashtu, bashkë me të janë arrestuar edhe serbi Denis Jovanoviç, si edhe nënë e bijë Silvi Lanza dhe Madalena Rici.

Grabitja ka ndodhur 8 muaj më parë, në një apartament ne një nga zonat më të pasura në Torino. Dy gratë kishin zënë miqësi me pronaren e apartamentit, një e moshuar pasanike italiane. Pasi ishin njohur me oraret kur ajo dilte nga apartamenti, kishin njoftuar shqiptarin dhe serbin që të kryenin vjedhjen.

tvklan.al