Pesë persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi kanë sjellë kontrabandë pjesë këmbimi dhe lubrifikantë për automjete.

Në pranga kanë rënë Ismail Gani 49 vjeç, Ilir Naska 32 vjeç, Erland Topalli 40 vjeç,  Arben Kolgjini 48 vjeç,  Arbri Arapi 28 vjeç, të pestë banues në Tiranë.

Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim G. G., 43 vjeç, banues në Fier si dhe A. G banues në Tiranë.

Sipas burimeve të policisë ditën e diel në rrugën e Prushit, është konstatuar se nga një autobus, po nxirreshin disa kuti kartoni me vajra lubrifikantë dhe pjesë të ndryshme këmbimi për automjete.

Kuti të cilat po ngarkoheshin në një furgon  me drejtues Ilir Naska.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar: autobusin që kishte transportuar mallrat kontrabandë,  automjetin furgon ku po ngarkoheshin mallrat kontrabandë,  372 litra vaj lubrifikant automjeti me logon “Kastrol”, 480 litra vaji lubrifikant automjetesh me logon e markës PKËV Motor, 33 tuba presioni ujë dhe interkuleri, 20 gomina grushtesh për autovetura, 6 filtra të madhësive të ndryshme, një automjet i tipit Fiat, si dhe 6 celularë të markave të ndryshme.

Policia po punon për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë, të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundraligjshme./tvklan.al