Emisioni investigativ “STOP” ka denoncuar mbrëmë në mesnatë një rast të blerjes së votës në Vorë.

Nga pamjet e transmetuar, duket kryetari i Partisë Socialiste në lagjia e re Vorë, Arben Marku, i cili është komisioner në këtë zonë për procesin zgjedhor. Arben Marku duket qartësisht duke i ofruar para një qytetari për të blerë votën dhe e udhëzon që të votojë PS-në në fletën e votimit.

Ai dëgjohet t’i thotë qytetarit që edhe bashkëshortja e tij të votojë numrin 2 në fletë votimi, duke ofruar një sasi parash rreth 100 mijë Lekë të vjetra.

/tvklan.al