Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku u sulmua me vezë nga një aktiviste shqiptare në Universitetin e Denverit.

Ky incident ndodhi dje teksa Ambasadorja Çitaku po mbante një ligjëratë para studentëve për situatën në Kosovë e Ballkan si dhe rritjen e influencës ruse, njofton Klan Kosova.

Por, me gjasë shqiptarja e cila sulmoi ambasadoren me vezë, është nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje pasi e akuzon Vlora Çitakun se ka dorë në vdekjen e aktivistit të kësaj lëvizjeje, Astrit Deharit.

Aktivistja shqiptare, e cila për një moment të papritur pasi shfryen gjithë mllefin e saj gjuan ambasadoren Çitaku me vezë gjatë ligjëratës, është Vlerta Vdili, njofton Klan Kosova.