Përbërësit:

3 tasa të vegjël të mbushur me brokoli

2 tasa me lëng pule

1 tas me 2 lloje djathërash

1 tas karota të freskëta

1 qepë e madhe

2 thelpinj hudhër

1 tas të vogël me krem

4 lugë miell

4 lugë gjalpë

Gjysmë luge kripë, piper të zi dhe të kuq

Përgatitja:

1.Në një tigan të madh hidhni lëngun e pulës, brokolin, qepën, hudhrën, karotat dhe ziejini të gjitha për rreth 7 minuta derisa përbërësit të zbuten.

2.Në një tigan tjetër me nxehtësi mesatare hidhni gjalpin dhe miellin dhe përziejini.

3.Hiqeni nga zjarri duke e bashkuar përbërjen me tasin e parë duke i miksuar mirë së bashku me kremin.

4.Pasi ta nxirrni nga furra shtojini djathin, kripën dhe piperin dhe ziejeni sërish për 7 minuta./tvklan.al