Portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha, ka realizuar një super-pritje në ndeshjen që Atalanta mundi Napolin 2 – 0 .

Berisha u kthye në hero të Atalantës kur realizoi pritjen vendimtare ndaj Mertens të Napolit në minutën e fundit të pjesës së parë.

Me pritjen vendimtare të topit që po shkonte në cepin e djathtë të portës, Berisha i dha mundësinë Atalantës të shkonte në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Atalanta e fitoi ndeshjen 2 – 0 me golat e shënuar nga Caldara në minutat e 28-të dhe 70-të.

Me këtë fitore, Atalanta arrin në kuotën e 51 pikëve, tre më pak se Napoli i vendit të tretë. Me këtë fitore rriten edhe shpresat e Atalantës për një vend në zonën që të çon në Champions League./tvklan.al

 

https://www.dailymotion.com/video/x5d79s7_etrit-berisha-amazing-save-hd-napoli-0-1-atalanta-02-25-2017-hd_sport