Këngëtarja Anxhela Peristeri ishte sot e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, në Tv Klan.

Përveç aftësive në gatim, Peristeri rrëfeu edhe miqtë e saj më të mirë në showbiz-in shqiptar teksa përmendi emrat e këngëtarëve Aurel Thllimi, Erik Lloshi, Era Rusi, Poni, Endri dhe Stefi, etj. Por, menjëherë pasi rrëfeu emrat e tyre, “Kush vjen për drekë”, transmetoi një insert surprizë nga miqtë e këngëtares të cilët nxirrnin në pah çiltërsinë dhe korrektësinë e këngëtares, pa harruar aftësitë e saj në gatim, pasi siç tha Peristeri shpesh ganuan edhe për ta.

Pasi pa insertin këngëtarja e surprizuar u përlot në emision “live”, teksa tha: Kjo ishte surprizë shumë e bukur, nuk e prisja. /

tvklan.al