“Nuk kam aq fjalë sa të falenderoj sa duhet secilin prej jush për mbështetjen, por kam aq fuqi sa mos e harroj kurrë e të përulem gjithmonë me respekt. Kam punuar kaq kohë e sot kam plot arsye të jem krenar për Policinë e Shtetit

”, janë këto fjalët e Ministrit të Brendshëm në largim Saimir Tahiri, pas shkarkimit nga detyra.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe një video me efektivë të Policisë së Tiranës, Tahiri  shpreh mirënjohje për të gjithë ata që shërbejnë me pasion dhe mundohen për vendin tonë.

“Për vajzat dhe djemtë, burrat dhe gratë që nuk kanë mundësi mjaftueshëm ta thonë publikisht sa shumë mundohen për vendin tonë. Sot flet puna e secilit prej tyre. Sot pas çdo uniforme, ka njerëz të shkëlqyer që shërbejnë me pasion”.

Më tej, ai theksoi se ka punë plot përpara, por kthim pas nuk do ketë dot.

“I falenderova për gjithcka kanë bërë e për gjithçka janë në gjendje të bëjnë sot e gjithmonë. E do i falenderoj gjithmonë. Faleminderit të gjithë djemve dhe vajzave, grave dhe burrave që i dhanë krenari Policisë së Shtetit. Sot ia vlen më shumë se kurrë dhe nuk jam i vetmi që jam krenar me ju”.

Më herët, efektivët e kryeqytetit i dhuruan Tahirit një bluzë me logon e Policisë Rrugore ku shkruhej:

“S.Tahiri, ministri që bëri ndryshimin. 

/tvklan.al