Seanca parlamentare e kësaj të hëne ka nisur me tension. Teksa jashtë Kuvendit janë mbledhur dhjetëra protestues, brenda tij nuk kanë munguar replikat e përplasjet mes palëve.

Kërkesa e ish-Kryeministri Sali Berisha për të marrë fjalën ka çuar në ndërprerjen për pak minuta të seancës, por jo përpara se ish-Kryeministri të përballej me një gardh punonjësish të Gardës së Republikës.

Ata e rrethuan atë për të mos e lejuar që të që të merrte fjalën në foltoren e Kuvendit. Kjo bëri që kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi të ndërpriste seancën, e cila rinisi pak minuta më vonë ku Berisha u lejua të fliste.

E gjatë fjalës së tij të shkurtër, ish-Kryeministri tha: 

“Një deputeti i jepet fjala, një kryehorr, një pis pisi, një fundërrinë që kërkon të bëhet kryeprokuror fut gardën në një akt të pashembullt, për të ndërprerë të drejtën e fjalën, të cilin e mora në përputhje të plotë me procedurën. 

Me këtë akt ky horr shpall luftë në parlament dhe të jetë i bindur që do t’i qëndrojmë dhëmb për dhëmb dhe fije për fije kryepisit të Shqipërisë, kryehorrit të Shqipërisë, atij që kërkon sot të bëhet kryeprokuror i Shqipërisë”.

/tvklan.al