Një kamera GO PRO ka filmuar momentet kur disa terroristë të ISIS vriten gjatë tentativës për t’u larguar nga një bazë e tyre mbrojtëse e improvizuar.

Luftëtarët e ISIS u goditën nga një raketë e ushtrisë siriane pas disfatës në betejë me ushtarët e Hezbollahut dhe ushtrisë siriane. Terroristët u eliminuan menjëherë nga një goditje e drejtëpërdrejtë me raketë anti-tank. Pamjet dramatike tregojnë momentet e fundit të një luftëtari që përpiqej të largohej.

Duke bërtitur në arabisht, terroristët e ISIS dëgjohen duke thërritur se nga cilat drejtime po qëllohen, ndërsa udhëheqësi i tyre i bërtet shoferit për të pasur kujdes nga tanku që qëllonte drejt tyre. Sipas “Daily Mail”, regjistrimet besohet se i përkasin muajit Shtator.

/ tvklan.al