Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e Pogradecit, në lokalin e të cilit u gjetën tritol, granata luftarake dhe objekte antike.

I arrestuari është Thanor Pupa 36 vjeç, i cili mbante në lokal një sasi tritoli artizanal, dy granata dore pa leje si edhe disa objekte të dyshuara si antike.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe babai i të arrestuarit, 72-vjeçari A.Pupa të cilit në banesë ju gjetën 4 armë gjahu. Policia thotë se këto armë 72-vjeçari i mbante pa leje. 

/tvklan.al