Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç ka reaguar në lidhje me gjestin e Donald Trump në Samitin e NATO-s.

Pasi Trump e shtyu me forcë për të treguar se ishte ai që duhej të qëndronte në vend të parë, kryeministri malazez e ka kaluar me “sportivitet” gjithçka.  

Veprimi i Presidentit të SHBA u filmua dhe u përfol shumë në të gjitha mediat botërore.

 “

I kam parë reagimet, ishte një situatë pa tendencë. Është normale që Trump të jetë në vend të parë.” Mali i Zi mbetet i dedikuar ndaj miqësisë me SHBA

”,- u shpreh Markoviç./tvklan.al