Kështu siç po shkon situata e zgjedhjeve në SHBA, Trump duhet të ishte tashmë i dashur nga të gjithë.

Nën presionin për mendimet e tij që ngjallin polemikë rreth çështjes së racizmit dhe grave, kandidati për president Donald Trump, u përpoq dje të puthe një vajzë të vogël me ngjyrë, por fotoja shkoi tmerrësisht keq kur ajo e shtyu.

Vajza, të cilën Trump e përshkroi si “të bukur”, u filmua duke u përpjekur të ikte nga krahët e tij para se ai ta puthte në faqe, gjate fushatës në Uiskonsin./tvklan.al