Video/ Trump: ”Nuk do pranoj as edhe një dollar nga paga presidenciale”

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka thënë se nuk do e pranojë rrogën presidenciale prej 400,000 dollarësh.

“Gjëja e parë që do bëj nëse zgjidhem president, do jetë mospranimi i rrogës presidenciale. Kjo nuk është asgjë për mua”, tha ai më 17 nëntor të vitit 2015, në garën e Rochester, Nju Hampshire.

Për sa i përket kësaj pjesë të presidencës në një postim të tijin në Twitter dikush e kishte pyetur Trump nëse do e pranonte rrogën presidenciale tani që u zgjodh president, përgjigja e tij ishte se nuk do merrte as edhe një dollar prej saj.

Sipas Forbes vlera neto e të ardhurave të Trump shkon në 3.7 miliardë dollarë./tvklan.al

Kategori
BotaPresidencialet në SHBATe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*






Emisione