Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump njihet për mënyrën e veçantë të shtrëngimit të duarve me liderët botërorë.

Por, këtë herë është vet Trump që ka përjetuar një çast të sikletshëm. Dhe për këtë, shkak është bërë një femër. Fjala është për Zonjën e Parë të Polonisë, Agata Kornhauser Duda, bashkëshortja e presidentit polak Andrzej Duda.

Trump, i cili ndodhet në Varshavë, pasi shtrëngoi duart me homologun polak, u ofrua të respektonte edhe Zonjën e Parë, por ajo nuk i zgjati dorën. Sikurse mund ta shikoni në video, Agata Kornhauser Duda preferoi që fillimisht të takonte bashkëshorten e Presidentit amerikan, Melanie Trump dhe më pas Donald Trump. Sigurisht që ky ishte një nga ato çaste që Presidenti Trump nuk do të donte t’i përjetonte, të paktën jo përpara kamerave, dhe këtë e tregon edhe fytyra e tij.

/tvklan.al