Vladimir Putin ka nisur trupa dhe armatime në kufirin e Rusisë me Korenë e Veriut, pas frikës së SHBA po përgatitet për të sulmuar Kim Jong – un.

Presidenti rus i druhet faktit se mund të ketë një eksod masiv të refugjatëve nga Koreja e Veriut nëse pala amerikane do të ndërmarrë aksione ushtarake kundër Penjanit.

Kjo vjen disa ditë pasi Kina njoftoi gjithashtu se do të dërgojë 150 mijë ushtarë në kufirin e saj jugor, për t’u përballur me valën e koreanoveriorëve, të cilët do të arratiseshin nga vendi i tyre nëse një luftë e mundshme do të shpërthente.  

Mëngjesin e kësaj të enjteje, mediat ruse publikuan pamjet që tregojnë sesi po e përforcon Putin kufirin e vendit të tij me Korenë e Veriut, duke vendosur trupa ushtarakë e armatime të tjera./tvklan.al