Një 79-vjeçare po vuan nga një tumor i tmerrshëm që po rritet në anën e djathtë të faqes së saj. Tashmë tumori ka përmasa tepër të mëdha, ndërsa gruaja e moshuar thotë se ka frikë të operohet.

Teresita Briones thotë se 5 vite më parë ajo vuri re një ndryshim nën lëkurën e faqes, por nuk mendoi seriozisht rreth rrezikut që i kanosej. Brenda një viti, tumori arriti madhësinë e një topi tenisi. Ndërsa tani është rritur më shumë se dyfishi i madhësisë së kokës së saj.

Gruaja nga Filipinet thotë se tumori po i vështirëson jetën dhe ka probleme për të fjetur natën.

“Kam frikë të operohem. Kam frikë se nuk do të zgjohem pas operacionit. Tani jam e moshuar dhe nuk mendoj se do të shërohem”

, shprehet 79-vjeçarja.

Miq dhe dashamirës i ofruan ndihmë Teresitës, e cila bëri një skaner për tumorin. Mjekët i thanë se tumori është benin dhe mund të kurohet pa asnjë problem. Por, që atëherë gruaja e moshuar nuk ka shkuar më tek mjekët për të vazhduar trajtimin. Ajo jeton me të ardhurat e vajzës së saj dhe është falenderuese ndaj të gjithëve që i ofruan ndihmë, por thotë se do të jetojë me sëmundjen që e ka “mbërthyer”. /

tvklan.al