Majlinda Ziu, mësuese e Gjeografisë në gjimnazin “Sami Frashëri” është shpallur “Mësuesja e Vitit”.

E ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, Ziu vlerësoi çmimin dhe u shpreh se tashmë ndjen edhe më shumë përgjegjësi si profesioniste.

Ndërkohë që fliste, në “Rudina” është shfaqur një videomesazh nga nxënësit e Ziut të cilët vlerësojnë arritjet e mësueses së tyre dhe nuk ngurojnë t’i shprehin asaj edhe dashurinë që kanë për të. Ndërkohë që shihte videomesazhin Ziu është përlotur dhe ka falenderuar nxënësit për surprizën.

/tvklan.al