Një grup banorësh të rrugës “Shefqet Kuka”, afër Institutit të Fizikës Bërthamore, kanë filmuar ujërat e zeza pranë vendbanimit të tyre, duke u shprehur  se vetëm emisioni “STOP” mund ta zgjidhë problemin.

Kanalizimet në rrugën “Shefqet Kuka” kanë shqetësuar banorët, të cilët të revoltuar kanë denoncuar rastin në emisionin “STOP” . Ujërat e zeza janë shpërndarë nëpër rrugët pranë Institutit të Fizikës Bërthamore, fare pranë banesave të qytetarëve.

Pas shumë ankesash, banorët ende nuk kanë gjetur zgjidhje për shqetësimin e tyre. Denoncuesi, që ka filmuar pamjet, i kundërpërgjigjet një punëtori të kanalizimeve, duke i thënë se e vetmja zgjidhje për ta është emisioni “STOP”./ tvklan.al