8 Marsi është kthyer tashmë në festë tradicionale për të gjitha vajzat dhe gratë shqiptare.

Gjatë ditës së djeshme kanë bërë xhiro në rrjet fotot e grave teksa festonin shkujdesshëm në pub-et e Tiranës, ndërsa në redaksinë e tvklan.al ka mbërritur një video nga festimet origjinale të grave në Malësinë e Madhe, në qarkun e Shkodrës.

Qindra gra dhe vajza të mbledhura në njërin prej restoranteve më të njohur të zonës kanë zgjedhur të urojnë 8 Marsin në një mënyrë të veçantë dhe në të njëjtën kohë.

Mes grave të shumta shikohen dhe disa nëna me shami të bardhë, tradicionale për zonën e Malësisë së Madhe. /tvklan.al